75 Mall Live Search
13:16 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Haradinaj për sulmet në Izrael: Terrorizmi s’do të fitojë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dënuar sulmet kundër shtetit të Izraelit.

Në platformën X, ai ka shkruar se terrorizmi nuk do të fitojë, raporton Klan Kosova.

“Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm kundër shtetit të Izraelit. Terrorizmi nuk do të fitojë, si sot, si kurrë. Ne qëndrojmë me Izraelin dhe popullin e tij”, ka shkruar ai.