75 Mall Live Search
15:48 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për sulmin ndaj gruas rome: I turpshëm dhe i dënueshëm

Agresioni i shfrenuar i disa adoleshentëve në Lipjan dhe Ferizaj ndaj qytetarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, është i turpshëm dhe i dënueshëm.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ku ka reaguar ndaj sulmit të përsëritur që i është bërë gruas rome.

“Ne, me shumë mund e sakrifica po ndërtojmë një shtet të drejtë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha komunitetet janë të lira e të barabarta, prandaj sulmet mbi pjesëtarë të komuniteteve pakicë, bien ndesh me vlerat tona tradicionale dhe parimeve ligjore dhe nuk do të tolerohen”, thuhet në reagim.

Kryeministri u ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët ka kërkuar të kenë kujdes të shtuar për fëmijtë e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes.