23:17 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Haradinaj për unionin Kosovë-Shqipëri: Nuk ndodh nëse reflekton BE-ja para afatit të caktuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për referendumin që e ka përmendur ditë më parë që sipas tij mund të ndodh për t’u bashkuar me Shqipërinë dhe krejt kjo siç tha ai, nëse Bashkimi Evropian vazhdon me kursin e deritashëm.

“Nuk na kanë lënë rrugë tjetër pos të shkojmë kah referendumi për bashkim me Shqipërinë”, u shpreh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës por se synojnë një union Kosovë Shqipëri, ku institucionet përgjegjësitë aktuale mbesin por vetëm krijohet një vlerë të përbashkët pa hequr dorë nga institucionet por që do ta lehtësonte rrugën tonë drejt BE-së.

Dhe kjo siç veçoi Haradinaj, nuk është një analizë rastësore por që buron nga një plan disavjeçar, dhe tha se beson që si një President i vendit ka obligim t’i japë epilog çështjes së vendit.

Ndryshe, Haradinaj që udhëheqë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit garon me sloganin ‘Forca e Kosovës’.