10:02 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për varret e përfunduara të dëshmorëve të Prejlepit: Kjo ditë na përkujton sakrificën e tyre

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se 27 prilli ua përkujton të gjithëve sakrificën e burrave të Prejlepit.

Në një postim në Facebook, ka njoftuar se sot kanë përfunduar varrezat e reja të dëshmorëve të këtij vendi, transmeton Indeksonline.

“Kjo ditë gjithmonë na kujton sakrificen e madhe të burrave të Prejlepit ku sot shkëlqejnë me varrezat e reja të sapo përfunduara. Urime Prejlepit dhe gjithë atyre qe kontribuan në këtë projekt”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/