Haradinaj për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II: Populli ynë, gjithmonë falënderues për kontributin e saj në pavarësinë e Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për gjithë familjarët e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq sot në moshën 96 vjeçare, raporton GazetaBlic. Haradinaj shkroi se, populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues për kontributin që dha Mbretëresha, për pavarësinë e vendit tonë.
Postimi i plotë:
Mbretit Charles III, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe shteteve të Commonëealth, iu shprehim ngushëllimet më të përzemërta, për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Populli i Kosovës, gjithmonë falënderues për kontributin e saj dhe të Britanisë së Madhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës.U prehtë në paqe!