15:19 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për Vetëvendosjen: Ata e morrën besimin, le ti krijojnë institucionet e mos të humbin kohë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media, të mbajtur sot, ka thënë se besimin që qytetarët i’a dhanë Lëvizjes Vetëvendosje, ata duhet ti rrijnë mbrapa, duke i krijuar sa më shpejtë institucionet.

Tutje kreu i ekzekutivit u shpreh, se duhet kujdes, pasi pazotësia i faturohet atij që nuk ka pasur mundësi ti krijojë institucionet.

“Për komunikimet me zyrtarët e institucionet të serbisë kjo është risi situate me vv sepse ata një kohë kanë qenë kundër kësaj. Unë kam kriju qeveri dy herë njëherë 2004 dhe njëherë 2017, mendoj që  duhet bëhet kujdes pasi I faturohet pazotësia me i kriju institucionet, ata që e kanë marrë e besimin duhet ti krijojnë institucionet dhe most ë humbin kohë”, tha Haradinaj. /IndeksOnline/