09:34 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj për vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës: “Ata, gjithmonë na vranë në prita si qyqarët”

Sot është 33-vjetori i vrasjes makabre të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. Shërbimi sekret jugosllav kishte paguar këtë vrasje e cila kishte ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar tre atdhetarët shqiptarë, duke i quajtur si aritektë të lirisë. “Ata gjithmonë na vranë në prita si qyqarët.

Në tentativë për të vrarë përpjekjet për liri, të shuanin shkëndijat e kryengritjes që po afrohej, të pabesët qëlluan Jusuf Gërvallen, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën.

Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë.

Ata ishin vetë arkitektët e saj.

17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/