20:58 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Haradinaj për VV-në: Ata që pretendojnë mbi 50% ka kalu koha e Ibrahim Rugovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti synon të ketë 20 deputetë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Synimin e kemi 20 deputet +, është pretendim real, s’jemi tu pa andrra, në bazë të asaj që shohim e kryetarve të komunave që kanë punu fort. Aleanca është më e madhja në nivel lokal në Kosovë dhe ajo do të përkthehet në votë.

Ne mendojmë kthimin e elektoratit në komunat që jemi dëmtu para një viti. Ne kemi matematikë të thjeshtë e kemi, rreth 20 mijë vota plus, në bazë të kandidatëve të ri që kemi në lista”, ka thënë Haradinaj, transmeton IndeksOnline.

Ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo mbetet një ëndërr për ta.

“Ata që pretendojnë mbi 50 për qind ka kalu koha e Ibrahim Rugovës, edhe mi çu Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën është vështirë me besu”, thotë ai në Kanal 10.

I pyetur rreth respektimit të masave anti-COVID, ai thotë se ato s’po respektohen, fatkeqësisht.

“S’po respektohen masat, rrallë, thuajse hiç, në aktivitete për kandidatë për deputetë s’ka respektim. Po bëjmë edhe thirrje publike për kujdes, por s’është vetëm AAK, por të gjitha partitë. Shpresoj që vjen vaksina”./Indeksonline