Haradinaj përcjell djalin në gjimnaz, uron nxënësit për një fillimvit shkollor
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Haradinaj ka publikuar edhe disa imazhe ku shihet me bashkëshorten e tij, duke përcjellë djalin e tij, Gjinin për në gjimnaz.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në ditën e parë të shkollës për këtë vit akademik krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor.
