Haradinaj përfundon intervistimin, mbrohet në heshtje
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ka thënë se ka pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjet për çka është pyetur.
“Jam paraqitur si i dyshuar për të kryer obligimin ligjor në bazë të një ftesë të dhoma të specializuara. Kam pranuar këshillën ligjore që mos me u përgjigjem fare në pyetje. Unë kam kryer obligimet e mia ndaj gjykatës. Janë procedura ligjore, jo për me fsheh diqka, por nuk ka ndonjë përmbajtje që jam njoftuar me diçka, nuk e di pse jam i dyshuar. Roli në UÇK, por jo diçka në përmbajtje”, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka folur edhe për dorëheqjen e tij, duke thënë se ka dhënë shembull të respektimit të ligjit./Indeksonline/