20:06 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përfundon takimin me Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sapo ka dal nga takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë biseduar pasi takimi ishte i mbyllur.

Ndryshe, duhet cekur se seanca e jashtëzakonshme që ishte paraparë të mbahet sot për miratimin e ekipit qeveritar për negociatat me Serbinë, të cilin do ta udhëheq zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është shtyrë për nesër.

Kuvendi ka paralajmëruar se vazhdimi i saj do mbahet në orën 14:00./Indeksonline/