Haradinaj përgjigjet nëse do të vizitojë Preshevën
Kryeministri Ramush Haradinaj ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që ta votojnë referendumin për emrin ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaçi se Kosova nuk e ka vetëm presidentin për të vizituar Luginën e Preshevës.
Haradinaj dha përgjigje nëse do ta vizitojë atë.
“Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di”, tha ai.
Krejt në fund, Haradinaj apeloi mediat që të mbajnë temë aktuale çështjen e liberalizimit të vizave, që sipas tij është ndër çështjet më të rëndësishme për vendin.
“Disa tema që i kemi shumë me rëndësi tani janë liberalizimi i vizave dhe nuk do ta heqim prej rendi sepse është shumë me rëndësi”, tha ai.