75 Mall Live Search
11:00 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Haradinaj përkrah nënës së tij, ka diçka për të thënë për gratë shqiptare

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një fotografie me nënën e tij ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtarë të Gruas.

Ai tha se populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!/Indeksonline/

Image may contain: 1 person, sitting