18:17 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

Haradinaj përkrahë Kurtin: Refuzimi i Kryeministrit i takimit të 11 majit është i drejtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkrahur vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për të mos u takuar me 11 maj me Aleksander Vuçiqin.

Sipas tij, takimet e formatit të till duhet të bëhen me dakordohen me institucionet e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare.

Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.