Haradinaj përkujton 14 anëtarët e Forcave Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që vdiqën deri sa po shërbenin në Kosovë.
Haradinaj tha se liria e popullit të Kosovës është e ndërtuar mbi themelet e sakrificës dhe gjatë këtij rrugëtimi përkrah Kosovës ishin aleatët tanë, shkruan Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë:
Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.
Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh.
Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci!