75 Mall Live Search
10:09 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / B XH

Haradinaj përkujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Vepra e tyre qëndron në thelbin e lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 36-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se këta dëshmorë u mbuluan me lavdi të përjetshme duke mbrojtur idealin e lirisë së atdheut dhe se vepra e tyre frymëzoi brezat që çuan drejt çlirimit të vendit.

“Vepra e tyre qëndron e përjetësuar në thelbin e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë: