14:25 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përkujton dëshmorët e Likoshanit e Çirezit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar martirët e dëshmorët e rënë 20 vite më parë në Likoshan e Çirez, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se këta dëshmorë janë frymëzim për brezat e ri.

Ky është postimi i plotë:

Më 28 shkurt, njëzet vite më parë, filloi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Historia e re e Kosovës i ka rrënjët në Likoshan e Çirez. Dëshmorët e martirët e kësaj masakre, janë pjesë e kujtesës shtetërore. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.

Lavdi e përjetshme!

RH