Haradinaj përkujton heroin Afrim Bunjaku: Sakrifica e tij është nder i përhershëm për Kosovën

Kyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot heroin e Kosovës Afrim Bunjakun, në përvjetorin e rënies së tij.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur respektin për sakrificën e Bunjakut, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.
“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të Afrim Bunjakut, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.