75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj përkujton Qemailin: Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkruar në përkujtim të kryeministrit të parë shqiptar, Ismail Qemaili.

Haradinaj e cilësoi Qemailin si frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblemë të Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, transmeton Indeksonline.

Tutje Haradinaj theksoi kujtimin e përjetshëm për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!

RH