75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 13 Prill 2025 / Gj. Sh

Haradinaj përkujton të vrarët në Studenicë e Ferizaj: Liria që gëzojmë sot u pagua me një çmim të madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar viktimat e masakrave të prillit në Studenicë të Istogut dhe Fshatin e Vjetër të Ferizajt.

Ai, duke kërkuar drejtësi për viktimat e terrorit serb,  theksoi se liria u pagua me gjak dhe se Serbia duhet të përballet me krimet e saj.

”Liria që gëzojmë sot u pagua me një çmim të madh. Shumë familje humbën më të dashurit e tyre nga terrori shtetëror serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e një populli të tërë. Armiku nuk kurseu as foshnjat, as fëmijët në prehër të nënave, pleqtë e të pambrojturit.”ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë: