75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / LB

Haradinaj: Përllat e Kurtit morën fund, do ta kundërshtojmë këtë vendim skandaloz

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vendimit të ZRRE-së për miratimin e tarifave të reja.

Haradinaj shkruan se përrallat e Kurtit morën fund.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai shkruan se aktivitetet në kundërshtim të këtij vendimi nuk do të ndalen.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Përrallat e Kurtit morën fund. Sot të gjithë juve që konsumoni më shumë se 800kËh do t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike me 85.18% për tarifën e lartë dhe 104.15% për tarifën e ulët.

Një qytetar i zakonshëm që minimalisht ka harxhuar 850kËh, me 60% në tarifën e lartë dhe 40% në tarifën e ulët, ka paguar 49.68 euro. Kurse tash, me Qeverinë Kurti që ka drejtimin e vendit, do të paguajë 92.40 euro.

Pra, rritja për një qytetar të zakonshëm do të jetë rreth 86%. Sikur mos të mjaftonte, pak ditë më parë ndau edhe 90 milionë euro për subvencion, që tash nuk ka fije kuptimi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga ZRRE që të kthehet në pikën ZERO ky proces, por kot. Triumfuan ata që duan të varfërojnë xhepin e qytetarit.

Aktivitetet tona në kundërshtim të këtij vendimi skandaloz nuk do të ndalen!