75 Mall Live Search
19:50 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Përmes festivaleve ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi tha se festivalet ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, po dëshmojnë që Kosova ka vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale.

“Angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdhe globale”, tha Haradinaj.

Ai falënderon Dua Lipën dhe organizatorët e DokuFest, pasi që ata po i ofrojnë qytetarëvë një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm.

Postimi i plotë:

“Përmes festivale ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale. Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdhe globale. Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm. Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre.”/Indeksonline/