17:19 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përsëri i kthehet bjeshkëve por këtë herë jo në Kosovë! (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si pothuajse çdo të diele ka zgjedhur edhe sot të ecën bjeshkëve.

Por për dallim nga të dielat e tjera që ai ecte në bjeshkët e Kosovës, këtë herë ai bashkë me miq dhe familjar ishte në Bjeshkët e Kurorës në Shqipëri, transmeton Indeksonline. Pranë tij janë parë edhe fëmijët, madje duke ngrënë diçka që kishin në duar.

Haradinaj njihet si tip sportiv, e këtë e dëshmon më së miri aktiviteti i tij i ecjes dhe vrapimit edhe në Bjeshkë përpos palestrës që ndjek vazhdimisht./Indeksonline/