75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Përulem para veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Ramush Haradinaj e ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në dyvjetorin e vdekjes së tij.

NUmri një i AAK-së ka thënë se përkulet para veprës së Rexhepit.

“Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare.

Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/