Haradinaj: Petrit Mazrekajt i ka ra hise që edhe për mua me tregu veten
Boksieri Petrit Mazreku në fund të muajit gusht do të përballet me djalin e kriminelit serb, Arkanit, Velko Rezhnjatovic.
E mbështetja për Mazrekun është e madhe.
Deputeti Daut Haradinaj, përmes një fotografie të postuar në Facebook, ka thënë se Petritit është në top formë.
Derisa ka shtuar se “Mazrekajt i ka ra hise që edhe për mua me e tregu vetën”.
“Shumë gjëra njeriu nuk i ka pasë fat, por Petrit Mazrekajt i ka ra hise që edhe për mua me e tregu vetën. Me 31 gusht përball me Arkanin e vogël. Petriti top në formë.”, ka shkruar Haradinaj përcjellë Indeksonline.