Haradinaj: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet t’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!