75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Po bëhet kthesë historike me zbatimin e Ligjit për Investimet Strategjike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike, kanë shqyrtuar në total 11 aplikacione në vlerë prej 1.8 miliard euro.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur se në rritjen e investimeve të huaja në vend, Qeveria po e bën kthesën historike me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike.

“Në rritjen e investimeve të huaja në vend, Qeveria po e bënë kthesën historike me zbatimin e Ligjit për Investimet Strategjike. I lumtur të shoh sot, se si po merr jetë SOËI Kosova, një projekt në energjinë e ripërtëritshme të erës, në vlerë prej 169 milionë eurosh, investim gjermano-izraelit në partneritet me Kosovën. Në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike, shqyrtuam në total 11 aplikacione nga fusha e energjisë, minierave, turizmit, transportit dhe telekomunikacionit, në vlerë totale prej 1.8 miliard euro. Vendit ia kemi borxh përkushtimin dhe seriozitetin në punë, që të kemi sa më shumë investime të huaja”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/