75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Po punojmë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për ujin e pijshëm në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar zëvendësmininistrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, ku është diskutuar për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.

Haradinaj tha se për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.

“Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit”, deklaroi Haradinaj.

Image may contain: 2 people, people sitting, suit and indoor