75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pranon letër falënderimi nga ish- sekretarja Albright, rikonfirmohet miqësia me Amerikën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar opinionin se ka pranuar një letër falënderimi nga ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, në të cilën rikonfirmohet miqësia me SHBA-të.

Teksa Haradinaj është shprehur të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen dhe kujdesit e ish sekretares amerikane dhe Amerikës që kanë treguar për vendin tonë.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre!”, shkruhet në njoftimin e Haradinaj./Indeksonline/