Haradinaj pranon urime për festat e fundvitit nga Letonia e Zelanda e Re
Kryeministri i Kosovës ka pranuar urime për festat e fundvitit nga Kryeministri i Letonisë, Maris Kucinskis dhe kryeministrja e Zelenadës së Re, Jacinda Ardern.
Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se këto urime vijnë si shprehje e vullnetit për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetve, transmeton Indeksonline.
“Kam pranuar urimet më të mira për festat e fundvitit nga kryeministri i Republikës së Letonisë, Maris Kucinskis, dhe kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, si shprehje e vullnetit për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona”, thuhet në këtë shkrim./Indeksonline/