75 Mall Live Search
17:09 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj prapë i gëzon policët, tregon saktë sa do iu rriten pagat dhe kur pritet t’iu rriten pensionet!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka nderuar policin e sapo pensionuar, Asllan Krasniqi.

Ai ka thënë se janë bashkuar për të nderuar kontributin e devotshëm shumëvjeçar të tij, në shërbim të vendit dhe të sigurisë së qytetarëve.

Ndërsa Asllan Krasniqi tha se ka qenë nder që të shërbej në Policinë e Kosovës.

Haradinaj, poashtu ka dhënë një lajm tjetër të mirë për pjesëtarët e policisë së Kosovës, lidhur me sigurimin shëndetësor dhe rritjen e pensionit për ta.

Kryeministri Haradinaj gjatë fjalës së tij tha se ndihen fajtorë sa i përket punës që nuk është bërë lidhur me pensionet për policët dhe për sigurimet shëndetësore.

“Është me i bë një falënderim për një shërbim jetësor që e ka bërë për qytetarët e vendit për rendin publik. Pagat e Policisë së Kosovës do të rriten, për policë të rinj paga do të rritet deri në 105 euro për policinë e lartë, 129 euro për rreshter, 118 euro për togerë,” është shprehur Haradinaj.

“Qeveria ka në konsideratë pozitën e policit dhe mendoj se në paga është bërë një lëvizje e respektueshme. Për pensionet dhe sigurimin shëndetësor do të punojmë së bashku.”, ka shtuar tutje ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Me rastin e pensionimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Asllan Krasniqit, sot u bashkuam për ta nderuar kontributin e devotshëm shumëvjeçar të tij, në shërbim të vendit dhe të sigurisë së qytetarëve. Pas vendimit për rritje të pagave dhe kompensim të orëve shtesë të punës, Qeveria e ka në fokus edhe sigurimin shëndetësor dhe rritjen e pensionit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

RH