Haradinaj pret ambasadorin britanik, flasin për proceset që po kalon vendi dhe avancimin e marrëdhënieve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin tha se foli për proceset aktuale dhe marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.
Hargreaves njoftoi se ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku./Indeksonline/

