Haradinaj pret në një takim ambasadorin turk, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se e vlerëson lart rolin e shtetit turk në garantimin e sigurisë në vend përmes kontigjentit të saj në KFOR dhe se si shtet mik ka qenë gjithmonë krah Kosovës dhe vazhdon të mbështesë vendin edhe sot.