75 Mall Live Search
14:13 / E Martë, 15 Korrik 2025 / Z S

Haradinaj pret në një takim emisaren Pierce, flasin për konstituimin dhe integrimin euroatlantik

Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyrat e AAK-së, emisaren speciale britanike, Karen Pierce.

Dyshja siç bëri të ditur i pari i Aleancës, diskutuan për emergjencën e konstituimit të institucioneve por dhe integrimin euroatlantik.

”Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Sot, në takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si edhe për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Haradinaj.

Mirënjohës për angazhimin e saj dhe për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/