75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / Z S

Haradinaj pret në takim ambasadorin suedez: Anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO mbetet objektivi ynë kryesor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Haradinaj pas takimit ka thënë se kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në takim me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, zhvilluam një diskutim të frytshëm mbi zhvillimet politike në vend, forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se objektivi ynë strategjik mbetet anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO. 

“Ambasadorin Westerlund e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Gjatë takimit ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik. Për Aleancën, ky është objektivi kryesor strategjik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësimin e Kosovës direkt në NATO dhe BE”, është shprehur Haradinaj.