75 Mall Live Search
19:24 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / LB

Haradinaj pret në takim ambasdorin amerikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ish kryeministri shkruan në Facebook se është i lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu që do të përfundoj me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i haradinajt:

I lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në një proces dialogu që do të përfundojë me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke mos cenuar integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë.

Ky qëndrim më është rikonfirmuar edhe nga Shkëlqesia e tij, ambasadori Jeffrey M Hovenier, të cilin kisha kënaqësinë ta pres sot në Selinë e Aleancës.

Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhjen dhe shumë sukses në detyrën e tij në Republikën e Kosovës dhe u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.