08:58 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pret në takim delegacionin e partive opozitare të Shqipërisë

Kryeministri i vendit ka pritur sot në takim një delegacion të partive opozitare të Shqipërisë.

Me këtë rast Haradinaj tha se bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur, transmeton Indeksonline.

Kryeministri i vendit tha se është gjithmonë kënaqësi të bisedohet për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit të brendshëm dhe rrugës euro-atlantike.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.

Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.

RH