75 Mall Live Search
14:30 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj pret Lajçakun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim emisarin të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Diplomati sllovak pas takimeve me krerët institucionalë dhe liderët e dy partive opozitare, atë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të PDK-së, Kadri Veseli pritet të diskutojë edhe me Haradinajn për ecurinë e dialogut me Serbinë.

Ndërsa, pas këtij takimi, diplomati i BE-së, pritet ts takojë liderin e Nismës, Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajçaku, ka filluar ditën e dytë të vizitës zyrtare në një takim me presidentin Hashim Thaçi.

Pas takimit me numrin një të shtetit, Lajçak, tha se janë pajtuar se duhet marrëveshja gjithëpërfshirëse.

“Kisha një bashkëbisedim shumë të mirë dhe jashtëzakonisht të mirëkuptueshëm me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i nevojitet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.