75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pret në takim Limajn dhe Ahmetin, i përgëzon për paraqitjen e qëndrimeve të Kosovës në Bruksel

Kryeministri i vendit, Ramush Haradianj ka pritur në takim bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmetin.

Haradinaj e cilësoi këtë takim si informues duke shtuar se i përgëzoi për paraqitjen e shkëlqyer të qëndrimeve të Kosovës përballë zyrtarëve të BE-së për dialogun me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Kryeministri Haradinaj shtoi poashtu se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Postimi i plotë:

Takim informues nga bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për rrjedhën e vizitës në Bruksel. Delegacionin Shtetëror i përgëzova për paraqitjen e shkëlqyer të qëndrimeve të Kosovës përballë zyrtarëve të BE-së për dialogun me Serbinë. Arritja e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse me shtetin fqinj, që do të thotë njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, i siguron Kosovës ulësen në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Kosova, e përkushtuar për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet, është e vendosur për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

RH