Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të pres nesër në takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve.
Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë me fillim nga ora 11:00, transmeton Indeksonline.
Ndërsa me fillim nga ora 16:00, Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 29 vjetorit të vrasjes së heroit, Enver Hadri./Indeksonline/