75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / L K

Haradinaj prezanton një aderim, është inxhinier

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar një aderim të ri në Aleancë.

Behët fjalë për Mumin Morina nga Gjilani, i cili me profesion është një inxhinier.

Haradinaj tha se arsimimi dhe përvoja e tij e bëjnë Morinen një aset të çmuar për partinë e tij dhe për Kosovën, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të madhe, ju njoftoj bashkimin e z. Mumin Morina me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Z. Morina është nga Gjilani dhe sjell me vete një pasuri të jashtëzakonshme eksperience në fushën e inxhinierisë hidroteknike. Me më shumë se 25 vjet përvojë në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hidroteknike, ai përfaqëson pikërisht atë lloj ekspertize që Kosova ka nevojë për të përparuar.

Arsimimi dhe përvoja e tij, e bëjnë atë një aset të çmuar për partinë tonë dhe për vendin. Përvoja e tij profesionale, veçanërisht si Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme menaxheriale dhe teknike. Shto kësaj edhe standardet e tij të larta etike në vendimmarrje dhe njohuritë e thella mbi përputhshmërinë ligjore dhe ambientale.

Me anëtarësimin e z. Morina në AAK, ne forcojmë edhe më shumë kapacitetet tona për të adresuar sfidat infrastrukturore të Kosovës. Kjo, nisur nga gatishmëria që vet ai e shprehu në takimin tonë sot.

Në emër të AAK-së, i uroj mirëseardhjen z. Mumin Morina dhe pres me padurim kontributin e tij të çmuar në partinë tonë dhe në zhvillimin e Kosovës.