Haradinaj prezanton Taulant Maxharrajn kandidat për asamble në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për asamble komunale.
Bëhet fjalë për të riun Taulant Maxharaj, transmeton “Indeksonline”.
Haradinaj e përshkruan Maxharrajn si një aktivist të devotshëm, i cili është jurist i diplomuar dhe ekspert në fushën e sigurimeve.
Postimi i plotë i Daut Haradinajt:
Listës fituese e Para Prishtina sot iu bashkangjit edhe Taulant Maxharraj.
Taulanti është jurist i diplomuar dhe ekspert në fushën e sigurimeve. Jeton në Veternik dhe është aktivist i devotshëm i lagjes.
Taulant, urime e puna e marë!
#eparaPrishtina
#punamarë