75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 24 Janar 2025 / Z S

Haradinaj pritet në Legjionin amerikan

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është mirëpritur në Legjionin amerikan gjatë vizitës në SHBA.

”Në kuadër të vizitës në SHBA, jam ftuar për vizitë në Legjionin amerikan ku u prita nga drejtori ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of 2 people

U njoftova lidhur me punën që bëjnë për veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si edhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/