75 Mall Live Search
18:17 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / MSH1

Haradinaj pritet në Pentagon: Tani është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Pentagon, ku është pritur në takim nga Alton Buland, drejtor kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s, në Zyrën e Sekretarit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Haradinaj ka theksuar mirënjohjen e përhershme të Kosovës ndaj popullit dhe shtetit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e lirisë, ndërtimit të shtetit dhe sigurisë.

Ai ka nënvizuar se tani është momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar se kjo do të kontribuonte drejtpërdrejt në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Haradinaj ka riafirmuar gjithashtu se Ushtria e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike, në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.