75 Mall Live Search
14:14 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Z S

Haradinaj priti Dritan Demirajn, ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim Dritan Demirajn ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë.

Në takim u diskutua lidhur me situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe për sfidat që i prekin shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Postimi i plotë:

Në selinë e Aleancës mirëprita sot mikun Dritan Demiraj. Si ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, oficer i Forcave Speciale dhe ekspert i sigurisë kombëtare, Dritani ka qenë gjithmonë në ballë të përballjes me sfidat që rrezikojnë sigurinë.

Biseduam për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe për sfidat që i prekin shqiptarët në të dy anët e kufirit. Me kënaqësi pranova edhe botimet e tij të fundit, që dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm për çështje me interes strategjik për kombin tonë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të palëkundur në shërbim të atdheut, pata nderin t’ia ndaj Medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet.”/Indeksonline/