14:44 / E Hënë, 04 Prill 2022 / MSH

Haradinaj pro tërheqjes nga Trusti: Të gjendet mënyra për rikthimin e këtyre mjeteve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, deklaroi sot se ai dhe partia që e udhëheq janë pro mundësisë që qytetarët të tërheqin një pjesë të trustit.

Ai tha se duhet të bëhet një analizë për të përcaktuar shumën që duhet të tërhiqet nga trusti dhe të gjendet formula e rikthimit të këtyre mjeteve.

“E kemi analizuar me kujdes këtë veprim, e përkrahim (tërheqjen nga trusti), pra për shumën sesa duhet të tërhiqet jemi të hapur që të bëhet një analizë e kujdesshme, por po ashtu jemi të mendimit se duhet të ketë një projekt se si do të kthehen këto nga Qeveria, a do të jetë një projekt apo veprim që nuk ëhstë vetëm në koston e qytetarit. Kjo sepse, nëse qytetari i tërheq, i harxhon parat e veta. Jemi të interesuar që të gjendet formula e rikthimit nga buxheti, nga Qeveria, të krijohet një instrument i tillë”, tha Haradinaj.