75 Mall Live Search
16:58 / E Hënë, 09 Janar 2023 / AR

Haradinaj: Prodhuesit vendorë kanë avancuar në kualitetin e produkteve, sot ato eksportohen në BE e kudo në botë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE. 

Kështu ka thënë Haradinaj pa takimit me dy sipërmarrësit e suksesshëm nga Peja, Ramiz Kelmendi dhe Blerim Devolli. 

“Në Pejë, me bashkëpunëtorë takuam dy sipërmarrësit e suksesshëm, Ramiz Kelmendin dhe Blerim Devollin, të cilët me aktivitetin e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, i uruam suksese me shpresë që ky vit do të jetë më dinamik dhe më frytdhënës!”, ka thënë Haradinaj. 

Ai ka shtuar se kualiteti i prodhimeve vendore ka avancuar sikurse edhe eksporti i tyre në BE. 

“Është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve, duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE e kudo në botë, kështu duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka përfunduar Haradinaj.