75 Mall Live Search
16:31 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj propozon që të shpallet hero Selman Kadria

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj propozon që të shpallet hero Selman Kadria i cili është vrarë nga serbët në vitin 1938 pasi që kishte vrarë një oficer serb.

Ideja kryeministrit Haradinaj i ka ardhur nga deputeti i AAK-së Bekë Berisha.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

E mirëprita idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që t’i propozohet Presidentit për shpalljen Hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn. Selman Kadria (1906 – 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia Mbretërore dhe me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare!

RH