75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / F.R

Haradinaj publikon listën e AAK-së me 110 kandidatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar listën zgjedhore të parties me moton: “Aleanca, krah teje!”

Në një postim në facebook, Haradinaj theksoi se Kosova ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë, duke shtuar se kandidatura e tij buron nga përkushtimi për të përfaqësuar qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik, shkruan IndeksOnline.

Lista e publikuar përfshin 110 kandidatë, me Haradinajn në krye, pasuar nga Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha dhe shumë figura të tjera të njohura të partisë.