Haradinaj pyet Kadri Veselin e Fatmir Limën: A po keni ftyrë kur po iu sheh populli në rrugë?
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lavduar qeverisjen aktuale duke mos tentuar të marrë meritat personalisht, por që komplet si qeveri, bashkë me koalicionin.
Për këtë, kryeministri ka thënë se i ka takuar javën e kaluar partnerët e koalicionit, Kadri Veselin e Fatmir Limës.
Ndër të tjera, ai ka treguar se i ka pyetur nëse po kanë fytyrë kur po dalin në rrugë para popullit.
“I pyeta kur të delni në rrugë, a keni fytyrë, çysh iu sheh populli, a e jeni të pafytyrë sot? Qeverisja në Kosovë e ka s;forcu fytyrën e qeverisjes, jo timen, por të qeverisjes në vend, e ka forcu fytyrën e Kosovës. Është kthy një Kosovë që i ka kryer punët e veta, që i mbronë interesat e veta. Jemi disa hapa përpara kundërshtarëve në Kosovë. Po iu prijmë proceseve tona dhe po forcojmë pozicionin tonë politik. Sot ne me taksën kemi arrit me ngrit pozicionin e Kosovës në politikë” ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /Indeksonline/